Ora News – Meta dekreton 4 ministrat e rinj, ende asnjë vendim për Bushatin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Gent Cakaj mbetet emri i vetëm i propozuar për postin e ministrit që nuk ka marrë firmën e Presidentit Ilir Meta. Mbrëmjen e së mërkurës kreu i Shtetit ka nënshkruar për katër emrat e mbetur. Ndërsa ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit.

Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretet për katër ministra të qeverisë Rama. Anila Denaj ka marrë firmën për të qenë në krye të Financave dhe Ekonomisë duke zëvendësuar Arben Ahmetajn, i cili ka qëndruar në këtë post për tre vite.

Ndërkohë, Besa Shahini u dekretua në postit të Ministrisë së Arsimit dhe Elva Margariti si ministre e Kulturës. Emri i katërt i dekretuar nga presidenti i vendit, për të qenë në krye të Ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjisë, është ai i Belinda Ballukut që zëvendëson Damian Gjiknurin.

Ajo që vihet re është mosdekretimi i Ditmir Bushatit dhe emërimi në postin e ministrit të Jashtëm të Gent Cakajt. Më parë Presidenti u shpreh se do të shqyrtojë të gjitha informacionet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/presidenti-meta-dekreton-ministrat-e-rinj

Recommended