Ora News - Rama në takimin e fundvitit: Meta nuk do të na hapë pengesa për ministrat e rinj

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryeministri Rama në konferencën e fundvitit mbrojti emrat e rinj jo politik të zgjedhur për të drejtuar dikasteret më të rëndësishme në kabinetin qeveritar. Kreu i qeverisë i ka dhënë kohë Ilir Metes deri në ditën kur emrat e ministrave të rinj do të shkojnë në Presidencë për të marrë dekretin e tij. Në takimin e fundvitit Edi Rama nuk i ka kursyer edhe ironitë për të gjithë ata që mendojnë se në PS janë krijuar klane.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët Kryeministri Edi Rama sqaroi ndryshimet e fundit në qeveri dhe përzgjedhjen e emrave me një profil jo politik. Por mesa duket Kreu i qeverisë nuk e ka me nxitim për ti çuar emrat në Presidencë edhe pse beson se nuk do të ketë asnjë pengesë nga ana e Metës.

Rama: Ministrat e rinj janë më me eksperiencë sesa ata që u larguan ishin në ditën e parë. Kur unë jam bërë ministër i Kulturës nuk isha anëtar i PS. Presidenti i Republikës do të marrë kohën e tij dhe do të dekretojë ministrat.

Dy anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar, Genci Caka, Ministri i ri i Jashtëm dhe zv/kryeministrin Erion Braçe, Kryeministri i mbrojti me fanatizëm para mediave dhe kritikëve të tyre.

Rama: E neveris çdokënd që nënvizon "kosovarin" si arsye për të kontestuar këtë zgjidhje. Gent Caka ka lexuar libra më shumë se ju të gjithë keni thënë fjalë në jetën tuaj. Erjon Braces i merrni të keqen të gjithë. Për ju Erjon Bracja jeton 2 mijë vjet.

Edhe pse u largua Ministrja e Arsimit, nuk ndryshoi ligji i arsimit të lartë, për të cilin studentët u ngritën në protestë. Protestë e cilësuar si një shuplakë dhe mësim për Edi Ramën nga vetë ai.

Rama: Çfarë kam bërë çfarë do të bëjmë nuk është si rezultat i presionit, por si rezultat i bindjes. Ato kërkesa që janë në këndvështrimin tim e tonë të drejta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-ne-takimin-e-fundviti-meta-nuk-do-te-na-hape-pengesa-ministrat-e-rinj

Recommended