Ora News - Rama: Ministrat e rinj më profesionistë se ministrat e 2013-s

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Gjatë takimit me gazetarë, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për ministrat e rinj të emëruar së fundmi, duke theksuar se të gjithë ata vijnë nga një karrierë e suksesshme, dhe jo nga "opozita, apo nga bankat e shkollës".

Rama: E konsideron krejtësisht humbje kohe debatin teknik jo teknik, ndërkohë që më kujtohet fare mirë që edhe kur krijuam qeverinë e parë u kritikova ekzaktësisht për të njëjtën gjë. Së fundi, konsiderohen si teknik, unë nuk e di këtë gjë. Unë di që PS është më shumë se anëtarët e saj. PS ka përgjegjësi t'u japë përfaqësinë më të mirë të interesave të shqiptarëve pa pasur monopol. Unë di që ministrat e rinj janë më profesionist se ministrat e parë, sepse askush prej tyre nuk vjen nga bankat e opozitës apo politikë dhe vjen nga një eksperiencë pune. Kjo është një nga ato dallimet që e bëjnë PS-në, Partinë Socialiste. Unë jam fryt i mënyrës së të qenit të Partisë Socialiste. Kur unë jam bërë ministër i Kulturës nuk ishte anëtar i Partisë Socialiste, por i marrë nga "rruga".

Ju siguroj se të gjithë ata që janë zgjedhur për qeverinë e re janë njerëz që jo vetëm kanë kapacitetet e tyre të padiskutueshme, por kanë një sens përkatësie ndaj vizionit, programit dhe mënyrës së të qenit të Partisë Socialiste, pavarësisht nëse kanë apo jo kartë anëtarësie.Gjithmonë jam pritur të zgjedh shqiptar të mirë.

Nuk shoh arsye për të dyshuar në faktin që Presidenti i Republikës të marrë kohën e tij dhe do të dekretojë ministrat si kundër e kërkon kushtetuta. Ndërkohë që po ky ngërçi i kaluar do të adresohet patjetër në rrugën e duhur për të pasur një qartësi të plotë, jo për të djeshmen, as për marrëdhënien e sotme me Presidentin, por përgjithmonë në raport me këtë institucion garant të Republikës së Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-ministrat-e-rinj-me-profesioniste-se-ministrat-e-2013-s

Recommended