Ora News – Rama mbledh Ministrat e rinj në Vlorë, pamje nga vendi ku po mbahet takimi

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite në Vlorë kabinetin e ri qeveritar.
Në takim do të diskutohet struktura e re qeverisëse, strukturat e reja që do të kenë në varësi si dhe përgatitjen për planin e punës që do të ketë secili prej ministrave.
Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe përcaktimi i afateve për zbatimin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Ky takim vjen një ditë pasi nga Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama bëri publik dhe emrat e 13 ministrave dhe zv/kryeministres me të cilët do të qeverisë në mandatin e dytë.
Kabineti i ri qeveritar do të jetë i balancuar përsa i përket gjinisë me 7 gra dhe 7 burra, ndërkohë që rikonfirmohen 10 emra ministrash të qeverisë Rama 1.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-mbledh-ministrat-e-rinj-ne-vlore/

Recommended