Bilanci për sezonin turistik, Rama mbledh ministrat në Vlorë: Ky vit nuk ka krahasim nga të kaluarit
  • 6 years ago
Vlorë- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur ministrat në Radhimë të Vlorës për të bërë një rezyme të sezonit turistik 2018.

Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Rama është shprehur se ende ka shumë punë për tu bërë por sipas tij askush nuk e vë në dyshim se ka pasur një ndryshim si nata me ditën.

Patjetër që lajmet e mira nuk bëjnë lajm dhe lajmet e këqija marrin dhenë. Ne mund të themi që jemi në sezonin me të pastër dhe më të mirë. Deri në fund të vitit duam të shkojmë deri në gjashtë million turistë. Kur them sezoni më i pastër, nuk them se është më i pastri. Kemi qënë shumë pis dhe tani jemi pis. Kush thotë: Po po kjo? Po ajo?, i them se ne kemi katër vjet që punojmë për fushën sanitare të Vlorës. Së shpejti, do të fillojë puna për ndërtimin e fushës sanitare.

Në fund të ditës problem jemi ne. Ne patriotët që jemi gati t?i vëmë flakën një flamuri të huaj, ne i hedhim mbeturinat ku të na vijë radha. Është pabesia më e madhe që i bëjmë atdheut tonë.

Të gjithë e dinë që nuk ka të krahasuar me sezonët e mëparshëm. Policia nga ana e saj ka pasur një fuqi më të madhe për të parandaluar krimin.
Recommended