Report TV - PROFIL/ Ja cilët janë ministrat e rinj të 'Rama 2', dy prej tyre vijnë nga Kosova
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë ditur këtë të premte nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste se ka bërë 9 ndryshime të rëndësishme në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrie.

Rama ka shkarkuar ministren e Arsimit Lindita Nikollën, atë të Financave Arben Ahmetaj, të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, të Kulturës Mirela Kumbaro, të Bujqësisë Niko Peleshi dhe ministren e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato. Ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku është larguar Senida Mesi, për t'i lënë vend Erion Braçes.
Recommended