Ora News - Kush e shkeli Kushtetutën?Venecia pranon edhe kërkesën e Metës për Kushtetuesen

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kush e shkeli Kushtetutën, Presidenti apo Kuvendi? Për këtë arsye Komisioni i Venecias do të ballafaqojë Presidentin Ilir Meta dhe mazhorancën për Gjykatën Kushtetuese në seancën plenare të 20 marsit të këtij viti.

Pasi ka administruar pyetjet e Kuvendit, të cilat kërkojnë ta cilësojnë antikushtetuese dekretin e Kreut të Shtetit për anëtaren e Kushtetueses Marsida Xhaferllari, tashmë Venecia ka pranuar edhe kërkesën prej 64 faqesh të Ilir Metës.

Në pyetjet drejtuar këtij institucioni ndërkombëtar, Presidenti akuzon Parlamentin dhe kreun e KED-së Ardian Dvoranin se kanë shkelur Kushtetutën për emërimin e dy anëtareve të tjera të Kushtetueses Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Pavarësisht argumentave me shkrim nga dy institucionet shqiptare, një përfaqësi nga Venecia pritet të vizitojë Tiranën me 13-14 shkurt, për të dëgjuar ballë për ballë të gjitha palët e përfshira në çështjen e ngritjes së Kushtetueses.

Delegacioni përveç Ilir Metës, Kreut të Kuvendit dhe Komisionit Hetimor, do të dëgjojë edhe versionin e drejtuesit të KED, Ardian Dvorani.

Pas kësaj vizite do të ketë edhe një raport paraprak për vendin tonë, ndërkohë që me 20 mars do të mbahet edhe seanca plenare me dyer të mbyllura e Komisionit të Venecias.

Në këtë seancë përfaqësuesit e Presidencës dhe të Kuvendit do të arsyetojnë kërkesën e tyrë përpara zyrtarëve të këtij Komisioni dhe në fund të këtij takimi do të ketë edhe një raport përfundimtar për t?i dhënë zgjidhje debatit institucional për Gjykatën Kushtetuese.

Por mazhoranca në këtë seancë plenare nuk do të përballet vetëm me Kreun e Shtetit, por edhe me Këshillin e Europës, jo për Kushtetuesen, por për paketën antishpifje.

Nga 6 çështja që Komisioni do të diskutojë në seancën e 20 marsit, për 3 prej tyre i takojnë vendit tonë, për të cilat kërkohet një opinion nga Komisioni i Venecias.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/emerimet-ne-kushtetuese-venecia-do-dale-me-nje-opinion-meten-e-kuvendin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended