Balla depoziton kërkesën e PS-së për shkarkimin e Metës: Humbi të drejtën të jetë president

  • 5 years ago
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka dorëzuar në Kuvend kërkesën zyrtare të mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pasi firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit mëngjesin e sotëm, Balla tha se sot u depozitua në Parlament, kërkesa me firmat e 55 deputetëve për shkarkimin e Metës, nga 35 të nevojshme.

Më pas Balla ka renditur të gjithë argumentet dhe shkeljet që ka bërë presidenti Meta me dekretin për anulimin e zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndër të tjera Balla ka thënë se Presidenti Meta po del në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Republikën Parlamentare dhe në këtë mënyrë ai e ka humbur të drejtën për të mbajtur përsëri postin që i është caktuar.

Në fund kreu i grupit Parlamentar të PS-së ka dhënë përfundimet që ka arritur mazhoranca duke thënë se kërkesa për shkarkimin e Metës do të kalojë në Kuvend dhe nëse merr miratimin me votat e nevojshme, kërkesa do t'i kalojë për tu zbatuar Gjykatës Kushtetuese e cila do të bëjë edhe shkarkimin e Metës.

Kujtojmë se deri në këtë momente Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit për shkak të shkarkimeve të Vettingut, por procedurat janë gati dhe pritet që gjyqtarët e përzgjedhur ti nënshtrohen Vettingut dhe më pas të emërohen sipas porcedurave. Pritet që Gjykata Kushtetues të krijohet brenda muajit Korrik.

Recommended