RTV Ora – PS kërkon shkarkimin e Metës: Humbi të drejtën të jetë president
  • 5 years ago
#rtvora

Qeveria ka depozituar kërkesën në Kuvend kërkesën me 55 firma për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Në një dalje për mediat, kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla dhe argumentat e shkeljes së kushtetutës nga ana e Presidentit Meta.

Sipas Ballës, më aktin e anulimit të zgjedhjeve, Presidenit i ka marrë kompetencat e sovranit, të parashikuar në kushtetutë.

Balla: Në lidhje me shkeljet e kushtetutës, dekreti për anulimin e zgjedhjeve vjen në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese të një republike parlamentare të funksioneve të presidentit të parashikuara nga kushtetuta.

Së pari është cënuar rëndë parimi i ushtrimit të sovranitetit nga populli. Kushtetuta parashikon se sovraniteti i përket popullit.

Me dekretin e anulimit të zgjedhjeve, Presidenti i ka hequr sovranit të drejtën për të qenë i tillë. Ushtrimi i kompetencave sovrane materializohet dhe merr kuptim vetëm në ushtrimin e të drejtës së zgjedhjeve vendore, parlamentare apo edhe të ushtrimit të të drejtës për referendum. Këto janë tre momente kur sovrani sillet si i tillë.

Anulimi i datës 30 qershor dhe më e rëndë akoma, mos caktimi i një date tjetër mohon të drejtën e sovranit për të qenë i tillë.

Anulimi dhe mos caktimi i një date të re është një hap zhbën autoritetin sovran. Nëpërmjet një akti administrativ i heq atij të drejtën për të qenë i tillë. Akti merr atribute sovranit, duke e barazuar presidentin me sovranin.

Dalja tej këtij parashikimi që cënon periodicitetin e të zgjedhjeve është një sjelle arbitrare që synon marrjen e kompetencave sovrane. Nëpërmjet këtij akti është shënuar dalja tej kompetencave të dhëna me kushtetutë dhe duke vepruar si autoritet sovran i pakontrolluar.

Meta, në pozitën e një pushteti absolutë

Sovrani ka përcaktuar se kur do të mbahen zgjedhjet. Nuk mundet asnjë autoritet tjetër veç tij, apo ata që janë zgjedhur prej tij të përcaktojnë një datë tjetër të mbajtjes së zgjedhjeve apo me keq akoma të mos mbajtjes së tyre. Me aktin e anulimit të zgjedhjeve presidenti është duke sjellë në pozitën e një pushteti absolut dhe vepron përtej kompetencave të tij të dhëna nga vetë sovrani nga vetë kushtetuta.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/balla-dorezon-firmat-shkarkimin-e-presidentit-meta
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended