Report TV -Ish-bashkëpunëtorët e Metës, Gjoni dhe Braho debat te 'Ligjet' për shkarkimin

  • 5 years ago
Në Komisionin e Ligjeve në Parlament është diskutuar kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit për të shkarkuar presidentin Meta nga posti i tij. Kujtojmë se kjo lëvizje ka ardhur pas vendimit të presidentit për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve së 30 qershorit.

Nga ana e mazhorancës dekreti i Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve është një shkelje e rëndë Kushtetuese. Ndërkohë në Komisonin e Ligjeve socialistët kanë bërë me dije ata nuk kanë ardhur për të shkarkuar direkt Metën por për të shqyrtuar shkeljen që ai ka bërë dhe nëse shkelja është aq e rëndë sa për të shkarkuar.

Ndërkohë në këtë komision pati edhe një përplasje mes ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ilir Metës. Deputeti i Grupit Parlamentar të Pavarur, Ralf Gjoni pati një debat të fortë me deputetin Spartak Braho.

"I dashur Ralfi, dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura, që mund të të hapet sa herë dhe sa të duash. Është shtyllë dhe neni 92/2 thotë Presidenti i Republikës dekreton zgjedhjet. Nuk ka më as çdekret as njoftim, as vendim. Cdekretimi që ai ka paraqitur nuk parashikohet fare në Kushtetutë" tha Braho.

Ndërsa Ralf Gjoni, ish-këshilltar i kreut të shtetit u përgjigj ?Mendoj se është i nxituar vendimi për të shkarkuar presidentin, pasi ende nuk kemi të bëjmë me një akt për të delegjitimuar Parlamentin. Mua më duket se kjo procedurë shkarkimi është një lojë politike që ju po bëni dhe është e pabazuar në Kushtetutë. Është një lojë që po hapet për të bërë zhurmë mediatike.

Recommended