RTV Ora - MAS pezullon rektorin e Universitetit të Tiranës i kërkon Metës shkarkimin
  • 5 years ago
#rtvora
Ministrja e Arsimit vendos pezullimin e rektorit të Universitetit të Tiranës dhe ia kërkon presidentit ta shkarkojë.

Besa Shahini: Më ka bërë përshtypje mungesa e iniciativës së rektorit për të zgjidhur problemet në universitet. Rektori është ankuar shpesh për dekanët, por kurrë nuk ka ardhur me një kërkesë të mirë-argumentuar që t?ja aprovojmë heqjen e tyre. Shpresova se do të shfrytëzonte momentumin e krijuar nga protesta e studentëve për të ndërmarrë masa dhe përmirësuar klimën e punës në universitet, por kjo nuk ndodhi. Unë nuk kam në dorë asnjë mjet ligjor për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës, përveç se të pezulloj rektorin dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës shkarkimin e tij, që t?i hapim rrugë reformës së domosdoshme në Universitetin e Tiranës.
Më vjen me të vërtetë keq për Profesor Konin, i cili ka qenë gjithmonë shumë korrekt dhe kordial me mua si person. Por, përkundër kordialitetit, jam udhëheqëse e një institucioni që ka për detyrë të sigurohet se ligji po zbatohet dhe reforma po realizohet në të mirë të të gjithëve. Sidoqoftë, është gjithmonë vështirë të merret vendim për pezullimin e një personi të zgjedhur me vota nga institucioni që përfaqëson dhe më vjen keq që kemi arritur deri këtu.
Vendimin për shkarkimin e rektorit e merr Presidenti dhe ai do të ketë në dispozicion të gjithë materialin e përgatitur nga grupet e inspektimit.
E kam dëgjuar me kujdes fjalën e Presidentit Meta dje në njëuniversitet privat ku tha se: ?Protesta e Dhjetorit ka treguar se zbatimi aktual i Ligjit për Arsimin e Lartë ka probleme.?
Jam plotësisht dakord me Presidentin, sidomos për sa i përket Universitetit të Tiranës, ku ligji nuk është zbatuar, e rrjedhimisht universiteti është keq-menaxhuar dhe kjo ka rezultuar me probleme serioze për të gjithë gjeneratën e studentëve që sot janë duke ndjekur studimet në Universitetin e Tiranës.
Duke marrë parasysh shqetësimin e shprehur nga Presidenti për mos-zbatimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, jam e bindur që do të marrë vendimin e duhur për zgjidhjen e ngërçit në Universitetin e Tiranës.

Përplasja Rama - Koni ? Protesta e studentëve, pasoi përplasjen e kryeministrit Edi Rama me rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Ditë më parë Rama e akuzoi Konin se po pengon procesin e vlerësimit të titujve akademikë, por dhe procesin e realizimit të kërkesave të studentëve.

?Inkompetencë të plotë" dhe "mungesë vullneti alarmante" nga ana e rektorit të Universitetit të Tiranës, e ka quajtur Rama sjelljen e Konit.

Rama: Kemi rezerva lidhur me drejtimin e Universitetit të Tiranës... është koha për ta adresuar imkompetencën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmant të konstatuar .... nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës është e papranueshme. Ka ardhur koha që ti referohemi ligjit për arsimin e lartë dhe të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem. Rektorari i UT është vendi për të gjetur zgjidhje dhe jo vendi ku problemet krijohen e zgjidhjet pengohen.
Pë...
Recommended