Ora News - Kryemadhi i përgjigjet Metës: Nënshtrimi nuk është moderim

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim nisi turin e takimeve me strukturat e saj në gjithë Shqipërinë në përgatitje për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të ardhshëm. Kryetarja Monika Kryemadhi siguroi simpatizantët e LSI se opozita është e aftë të rrëzojë Edi Ramën dhe të ngjallë shpresë. Për kërkesën e Ilir Metës se LSI duhet të jetë më e moderuar, Kryemadhi u shpreh se nënshtrimi nuk është moderim

Pas një mungese të gjatë në media, Monika Kryemadhi nga Shkodra nisi turin e takimit me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke nisur kështu edhe rrugëtimin drejt zgjedhjeve lokale të qershorit 2019. Kryemadhi u tha shkodranëve se vendi ka ende shpresë dhe se opozita e ka forcën për të rrëzuar Edi Ramën.

Monika Kryemadhi: "Shpresë ka. Nuk duhet të bëhemi vazhdimësi e propagandës së makinerisë së Edi Ramës, sepse është vetë ai që stimulon: Unë jam i keq por jam më i miri nga të gjithë të këqinjtë. Jo më të keq se Edi Rama nuk ka. Ne e kemi në dorë për ta larguar dhe rrëzuar Edi Ramën. E rrëzojmë edhe me votë edhe me protestë. Si të na dojë qefi ne."

Për sa i përket drejtimit të LSI, Monika Kryemadhi nuk ngurroi t'i përgjigjej edhe Ilir Metës, i cili është shprehur se kjo forcë politike duhet të jetë më e moderuar. Për kryetaren e kësaj force politike kompromisi në dëm të qytetarëve nuk është moderim

Monika Kryemadhi: "Dje dëgjova presidentin e Republikës që kërkonte që LSI duhet të moderohej pak. Më lejoni tju them se nënshtrimi nuk është moderim. LSI nuk do ti nënshtrohet asnjëherë kujtdo kompromisi që bëhet në kurriz të shqiptarëve."

Monika Kryemadhi tha se me Edi Ramën në krye të qeverisë, më shumë shqiptarë do të largohen nga vendi
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-ne-shkoder-te-gjithe-jemi-me-te-mire-se-kryeministri

Recommended