RTV Ora - Shameti: Shkarkimi i Metës nuk është hakmarrje

  • 5 years ago
#rtvora

Deputeti socialist Ardnor Shameti i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se iniciativa e PS për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nuk është nj shenjë hakmarrjeje.

Më tej Shameti theksoi se në ditët në vijim pritet konstituimi i Gjykatës Kushtetuese.

Shameti: Janë të gjitha kushtet dhe arsyet kushtetuese që ka përmendur grupi nismëtar prej 55 deputetësh të niste procedurën për shkarkimin e presidentit. Në raportin që miratuam në Komisionin e Ligjeve, në raportin e detajuar, kemi dhënë edhe shkaqet ligjore, procedurale, kushtetuese se përse e nisim një procedurë të tillë. Nisja e një procedure të tillë nuk ka të bëjë me një hakmarrje siç është tentuar të paraqitet rëndom në opinionin publik e media.

Pasojat kushtetuese të një veprimit të tillë janë të qarta dhe të dukshme dhe shumë të rënda. Sa i takon Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se sot nuk është funksionale, jam besimplotë që në ditët në vijim, jo javët do bëhet e mundur ngritja, konstituimi. Ndoshta jo 100%, por 7 nga 9. Pjesa e 7 nga 9 nga sot nuk ka më asnjë pengesë ligjore. Pritet përzgjedhja përfundimtare nga KED dhe nisja e kandidaturave alteranative, 3 nga Kuvendi i Shqipërisë dhe nga ana tjetër 3 nga Presidenca. Nuk mund të ketë procedurë bllokimi si për 3 e Kuvendit edhe për atë të Presidencës.



Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shameti-shkarimi-i-metes-nuk-eshte-hakmarrje-ne-ditet-ne-vijim-do-ngrihet-kushtetuesja

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended