Xhaçka i përgjigjet Metës: Tërmetet nuk parashikohen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është përgjigjur shqetësimit të Presidentit Ilir Meta lidhur me rrezikun e që i kanoset vendit nga një tërmet apokaliptik.Në kthimin e përgjigjes, Xhaçka i kujton kreut të shtetit, se edhe pas konsultimeve me Institutin e Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, aftësia për të parashikuar një termet është përtej mundësive të shkencës.Tërmetet për fat të keq janë të paparashikueshme. Ky është një fakt që e konfirmojnë sizmiologët tanë dhe çdo sizmiolog kudo në botë. Për më tepër, e konfirmon dhe sizmiologu i njhur Tselentis, fjalët e të cilit janë bërë shkas për shqetësimin tuaj. Besoj që jeni infomrmuar, që në reagimin e tij ndaj alarmit tuaj, ai është shprehur disi i çuditur mbi lajmin e rremë, siç e quan ai duke thënë se: ?nuk mundem dhe asnjëherë nuk kam bërë asnjë parashikim specifik për tërmete?. Shpresoj që përgjigja e sizmiologut të sipërcituar, e cila përputhet edhe me qëndrimet e sizmiologëve shqiptarë e sizmiologëve në mbarë botën, i jep përgjigje ezauruese arsyes së shqetësimit tuaj: tërmetet janë të paparshikueshme.Por ndër të tjera, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e vlereson dhe e mirëpret angazhimin e kreut te shtetit në debatin për përgatitjen e vendit për ti bërë ballë emergjencave dhe fatkeqësive natyrore.E ne kete pikë, Xhaçka i kujton Ilir Metes, ligjin që pret të dekretohet prej tij.Shprehja më e qartë e seriozitetit të punës sonë është ligji ?Për Mbrojtjen Civile, që pret sot dekretimin nga ana juaj. Është një ligj i hartuar me ekspertizën e mbështetjen e ekspertëve me të mirë vendas e të huaj dhe që do të transformojë qasjen e vendi tonë ndaj emergjencave duke zhvendosur fokusin nga reagimi, tek parapërgatitja, parandalimi e zvogëlimi i riskut.Përgjigjia e ministrisë së mbrojtjes vjen vetëm një ditë pasi këshilltari i presidentit për çështjet e sigurisë, Bahri Shaqiri, kërkoi që autoritetet ta trajtonin me seriozitet rrezikun nga termetet.

Recommended