Kryemadhi keshille Metes: Mjaft me dashuri per Ramen, nuk ka bir nene qe e shpëton

  • 5 years ago
Monika Kryemadhi: Mjaft me dashuri për Edi Ramën, jepi oksigjen sa të duash, nuk e shpëton dot më. Dekreti që bëri Ilir Meta për të shfuqizuar zgjedhjet e 30 Qershorit ishin shpëtim për Edi Ramën për ta ulur në një tavolinë me Lulzim Bashën. Por, si gjithmonë Edi Rama që në momente të gabuara ka këshilltarë të gabuar e humbi edhe varkën kur ia dërgoi Zoti për herë të tretë. Kështu që edhe Presidenti sado të mundohet ta shpëtojë Edi Ramën, nuk ka bir nëne që e shpëton më Edi Ramën, as nëna e vetë, as gruaja e vetë, as njerëzit e vetë dhe as të dashurit e vetë nuk e shpëtojnë dot më, sepse secili do kërkojë të shpëtojë kokën. Dhe Taulant Balla do kërkojë të shpëtojë veten e vet përpara Edi Ramës.

Recommended