RTV Ora - Oferta e Metës për Ramën dhe Bashën: OSBE gati për të ndërmjetësuar krizën
  • 5 years ago
#rtvora

Presidenti, Ilir Meta, i kërkon Edi Ramës dhe Luzim Bashës që të heqin dorë nga lufta për pushtet dhe të mendojnë për zgjedhjet e 13 tetorit, pasi sipas tij ka ende kohë për t?i kthyer shpresën evropiane qytetarëve shqiptarëve.
Madje Kreu i Shtetit sjell në vëmendje deklaratën e bërë me 27 qershor të vitit të shkuar pas konkluzioneve të këshillit të BE, i cili paralajmëronte politikën shqiptare se koha kalon shpejt dhe zgjedhjet vendore do të ishin një provim i vështirë për vendimin e negociatave.

Ilir Meta: Jo vetëm që u shpërdorua një vit pa bashkëpunim, përqëndrim e përgjegjësi, por gjithçka u përkeqësua vetëm në interes të luftës për pushtet. Por ende kemi mundësi t'i shfrytëzojmë këto ditë, për të realizuar zgjedhje në 13 tetor 2019, si një detyrim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshmëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t'i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.

Nëse Kryeministri nuk dëshiron që Presidentit të luajë rolin e negociatorit, Meta u ofron dyshes Rama-Basha ndërkombëtarët si palë për të ndërmjetësuar dialogun politik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-krizen-askush-te-mos-lodhet-te-gjeje-justifikime-dhe-alibi-nese-nuk-reflekton

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended