RTV Ora – Mesazhi i Metes: Bëhuni gati për 13 tetorin, Rama hiq dorë nga shantazhet
  • 5 years ago
#rtvora
Nga qyteti i Durrësit presidenti Ilir Meta i përcolli mesazh kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga shantazhet ndaj institucioneve. Jo vetëm kaq Meta tha se duhet bërë gati për zgjedhjet e 13 tetorit.
Meta kishte dhe nje mesazh per tre lideret politike te cilet i quajti artiste

"Ajo që na shqetëson është ky teatri i madh, politik absurd i cili kërcënon që Shqipëria të dërrmojë çdo mundësi për të çeluar negociatat më 17-18 tetor. Prandaj i bëj thirrje të gjithëve në mënyrë të veçantë të tre artistëve t'i japin fund këtij absurdi. Të marrin masa për 13 tetor, sepse qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe që garanton llogaridhënie.

Sigurisht që 13 tetori dhe zgjedhjet më 13 tetor për zgjedhjet vendore nuk besoj se zgjidhin gjithcka por ky është detyrim ligjor dhe kushtetues i pashmangshëm. Në radhë të parë është detyrim për kryeministrin, që të heqë dorë nga presionet dhe shantazhat ndaj të gjithë institucioneve të tjera duke penguar zbatimin e këtij dekreti dhe padyshim është përgjegjësi e të tjerëve të bëhen gati për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mesazhi-i-metes-behuni-gati-13-tetorin-rama-hiq-dore-nga-shantazhet
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended