Basha: Jam gati për dialog me ndërkombëtarët për krizën, por pa Ramën kryeministër
  • 5 years ago
Pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog dhe thirrjeve të forta të ndërkombëtarëve ka ardhur reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Lideri demokrat u shpreh sot se është gati që të dialogojë, por me dy kushte, e para me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe e dyta pa Edi Ramën kryeministër.

"Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtare. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t'u kthyer shqiptarëve sovranitetin nga një qeveri dhe parlament ilegjitim.

Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Një qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë. Të gatshëm të diskutojmë edhe për detyra e reforma të tjera kushtetuese e zgjedhore që askush në të ardhmen të mos ketë me mundësi të marrë peng vendin, duke marre peng zgjedhjet. Duke krijuar një shumicë të pakicës që sundon mbi shumicën e pakicës.

Parmet që udhëheqin Europën do të jenë ato europiane. Precedentët nuk mungojnë, as ne 91 as ne 97, as ne rajon, mungon vetëm vullneti i atij qe mban peng vendin. Ky është qëndrimi më dritëshkrutër që një politikan shqiptar ka mbajtur ne keto 29 vjet. Kjo krize e thelle politike nuk mbyllet me propaganden bajate te ertv. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë proces politik apo zgjedhor. Ne mirepresim angazhimin e nderkombetareve per te zgjidhur krizen".
Recommended