Mediu për RTV Ora: Duhet dialog me ndërkombëtarët, s'ka zgjedhje me Ramën
  • 5 years ago
#rtvora
Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, kërkon angazhim më serioz të Partisë Demokratike, për ti bindur për gjendjen e vështirë që sipas tij po kalon vendi. Në një intervistë për Radio Televizionin Ora, Mediu thotë se Rama është kundër qytetarëve, dhe ndaj rruga për largimin e tij nuk ka kthim pas.

Pas më shumë se 1 muaj e gjysmë nga djegia e mandateve dhe përqëndrimit të opozitës në protesta, aleati i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, kërkon një angazhim më serioz në komunikim me ndërkommëtarët.

Kreu i republikanëve, thotë se në kushtet kur situata nuk është e qetë dhe vetë brenda Bashkimin Evropian, nuk mund të pritet që ata ta kuptojnë situatën në Shqipëri.

Fatmir Mediu: Mendoj se duhet një punë më e organizuar e opozitës në këtë drejtim. Ne nuk mund të rrimë të presim se do ta kuptojnë ose jo ndërkombëtarët dhe duke pasur në konsideratë faktin se ka probleme të jashtëzakonshme sot dhe përtej Atlantikut por edhe në Europë, sidomos para zgjedhjeve parlamentare europiane, ne duhet të jemi shumë më këmbëngulës për të negociuar dhe diskutuar jo vetëm thjesht problemin që ka Shqipëria por edhe alternativën e zgjidhjes që duhet të ofrojmë si opozitë.Kjo është imediate dhe duhet të lëvizim sa më shpejt.

Mediu thotë se ndërkombëtarët kanë një rol të rëndësishëm në politikën shqiptare.

Fatmir Mediu: Po ju marr një raport analog të vitit 2001. Kishim bindje të komunitetit ndërkombëtar në atë kohë se zgjedhjet në Shqipëri ishin zgjedhje të zhvilluara brenda kushteve normale.Me fakte ne arritëm të bindnim se zgjedhjet ishin të manipuluara në 5 raunde në mënyrën më skandaloze të mundshme deri në vendime absurde të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i republikanëve është i bindur se zgjedhje me Ramën Kryeministër nuk do të ketë.

Ai komentoi deklaratat e Kryeministrit se pranon zgjedhje të parakohshme nëqoftëse opozita merr një bashki me shumë se PS.

Fatmir Mediu: Ku e gjen këtë besim?Është pikërisht kjo strukturë kriminale si në vendet e Amerikës Latine, të cilat në mënyrë të padiskutueshme nuk e kishin te forca e qeverisjes logjike kushtetuese por te forca e krimit dhe parasë së krimit dhe korrupsionit që garantonte fitoren dhe blerjen e votave të qytetarëve në interes të një grupi të caktuar njerëzish.
Qeveria, thotë Mediu, është kundër shqiptarëve, ndaj zgjidhja shprehet ai është vetë largimi i Ramës me çdo mjet të nevojshëm.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mediu-rtv-ora-duhet-dialog-me-nderkombetaret-ska-zgjedhje-me-ramen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended