RTV Ora - Basha takon aleatët, Mediu: Nuk e duam Ramën kryeministër!
  • 5 years ago
#rtvora

Pak orë para takimit të paralajmëruar me presidentin Ilir Meta dhe pas propozimit që i bënë kryetarit të PD, Lulzim Bashës që të ulet me Edi Ramën si kryetar të PS, aleatët e selisë blu kanë zhvilluar një tjetër tryezë. Për rreth një orë janë diskutuar 12 pikat e propozuara të cilat pritet të jenë tema të bisedës në selinë e kreut të shtetit.

Mediu: Ne nuk erdhëm për të marrë mbështetjen e Lulzim Bashës, ne erdhëm për të diskutuar ato që diskutuam në mëngjes. Kemi të njëjtën qëndrim për situatën, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër dhe me një qeveri tranzitore. Presidenti i Republikës organizon tryezën jo nga dëshira jonë, por për shkak të situatës së rënë politike për të ndaluar një konflikt që po përkeqësohet çdo ditë e më tepër.

Nuk përcaktojmë ne se kush është kryetari i PS, as nuk përcakton Rama se kush është kryetari i PD apo i partive të tjera. Çdo parti përfaqësohet me kryetarin që ka zgjedhur. Kryeministri për ne nuk duhet të jetë Edi Rama. Kryeministri për ne është pjesë e problemit dhe nuk është pjesë e zgjidhjes. Për këtë arsye ne nuk pranojmë Edi Ramën kryeministër që të jetë zgjidhja për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndërsa kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule theksoi dhe një herë se koalicioni me PD është funksional, por bazohet mbi demokracinë.

Dule: Nesër në orën 11: 00 do të zhvillohet takimi me presidentin e republikës për ti paraqitur këtë platformë, e cila mendohet nga ana jonë se përbën një bazë të mirë për të nisur përpjekjen nga të gjitha palët dhe për të arritur konsensusin e domosdoshëm që kërkon realiteti i rënduar politik në vend.

Zgjedhje me një palë nuk duhet dhe nuk mund dhe nuk do të ketë në 30 qershor. Duhet të kapitalizojmë në favor të normalitetit politik dhe në favor të perspektivës evropiane të vendit. Arroganca dhe prepotenca e zotit Rama nuk i shërben këtij objektivi që është një objektiv që mbledh rreth vetes shumicën e qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-takon-aleatet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended