Basha mbledh aleatët, Shehi e Mediu: Kërkesat nuk ndryshojnë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbledhur këtë të hënë në selinë blu të gjithë aleatët opozitarë.Në takimin e mbledhur nga kreu demokrat, ishin prezentë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i PR Fatmir Mediu, ai i PAA Agron Duka, si dhe I LZHK, Dashamir Shehi.Mësohet nga burime jozyrtare se në fokus të diskutimeve është vijimi i aksionit politik kundër qeverisë pas djegies së mandateve si dhe çështja e protestave.Kryetari I PR, Fatmir Mediu pas takimit deklaroi për mediat se opozita dueht të bëjë çdo veprim që kërkojnë qytetarët për të kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur.Ndërsa kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se opozita vijon t?i qëndrojë kërkesave të saj për largimin e Ramës nga qeveria dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Ai deklaroi se dhe ndërkombëtarët tashmë e kanë kuptuar se përsakohë Rama ësthë kryeministër në vend do të mungojë stabiliteti.Ndërkohë pas takimit me aleatët mësohet se kreu demokrat do të zhvillojë një takim dhe me drejtuesit e degëve të PD në Tiranë.

Recommended