RTV Ora - Basha: Sot u dëgjua zëri i shumicës, s'ka zgjedhje me Edi Ramën
  • 5 years ago
#rtvora

Në mbyllje të protestës, kreu i PD, Lulzim Basha mbajti fjalën e tij para mbështetësve në selinë blu. Basha tha se sot u dëgjua zëri i shumicës. Ndërsa i shpreh i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Basha: Sot në këtë protestë keni bërë të dëgjohet zëri i shumicës së shqiptarëve që ka një mesazh të qartë dhe të parevokueshëm. Rama Ik!

Qëndresa dhe beteja jonë po hap një horizont shprese për çdo shqiptar që do të ndërtojë këtu të ardhmen evropiane.

Orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht.

Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për të çliruar Shqipërinë.

Kjo qëndresë ka nisur për ti kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do të ndalet derisa të bëhet realitet.

Askush nuk është për karrige dhe për pazare, por për ti dhënë fund pazareve në kurriz të popullit.

Zotohem sot para jush, se nuk ka forcë tju tradhtojë ju, ta tradhtojë këtë lëvizje. Do të bëhet realitet verdikti juaj për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Me ju në shi e në diell, me ju në agim, muzg e në darkë, me ju në përballje në përplasje do të jem unë, opozita e bashkuar.

Nuk do tju braktisim në ëndrrën tuaj më të bukur që fëmijët tuaj të gëzojnë demokracinë evropiane. Kjo është beteja për të cilën luftojmë. Do ta vazhdojmë betejën deri në fitore dhe deri në çlirimin e Shqipërisë.

Socialistë të zhgënjyer bashkohuni. Shqipëria do të ketë një të ardhme, ajo e ardhme nuk do të jetë e ardhmja e Edi Ramës, por do të jetë e ardhmja e shqiptarëve të thjeshtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-sot-u-degjua-zeri-i-shumices-ska-zgjidhje-me-edi-ramen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended