Report TV - Basha i tregon vijën e kuqe dhe paralajmëron Ramën: S’ka më pakte, në zgjedhje me LSI-në

  • 6 years ago
TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha doli sot para medieve në një bashkëbisedim me gazetarët për të dhënë ?lajmet e verës? sikur tha ai. Në nisje të sesionit të ri parlamentar, lideri i PD vendosi piketat për aksionin opozitar në vitin zgjedhor.

Ai u shpreh se tre janë objektivat e opozitës së bashkuar ?Një qeveri me një kryeministër dhe ministër të Brendshëm që nuk ka lidhje me krimin, dhënia fund e kapjes së drejtësisë, zbatimi sipas 22 korrikut dhe plani ynë për t?i dhënë fund krizës ekonomike që do të fillojë me një program të vecantë kundër PPP?.

Basha mohoi zërat për një marrëveshje me PS-në për Reformën Zgjedhore, ndërsa shtoi se pa larguar Ramën nga pushteti në vend asgjë nuk do të jetë normale. Nisur nga kushti i vendosur nga opozita duket se do të jetë shumë e vështirë që palët të arrijnë një marrëveshje për reformën.

Nuk do të ketë zgjedhje normale sa kohë të ketë një kryeministër të lidhur me krimin. PD do të ketë rolin e saj drejtues në aksionin politik. Nuk do të ketë asnjë pakt me PS për reformë zgjedhore pa i dhënë zgjidhje katastrofës politike. Gjithçka tjetër është mashtrim. Nuk do të ketë pakt politik tjetër dhe bashkëqeverisje Rama-Basha. Qëllimi ynë është ti japim fund lidhjes me krimin. Kryeministri dhe ministri i Brendshëm nuk duhet të jenë njerëz të lidhur me krimin, që të kapte Reformës Zgjedhore ti hapej rruga. Asnjë propozim nuk do të zgjidhë krizën e lidhjes së qeverisë me krimin pa zgjidhur këtë problem. Nuk do të bëhemi maskë.

Lulzim Basha

Kryetari i PD paralajmëroi se aksioni politik i opozitës do të nisë që në fillim të shtatorit me ligjin për Teatrin që ktheu Presidenti. Basha falënderoi Metën dhe paralajmëroi Ramën që të mos guxojë ta sjellë në parlament ligjin, që e cilësoi si vijën e kuqe, pasi do të përballet me popullin.

Mos i shkojë në mëndje ta sjellë në seancë, ajo është vija e kuqe, pastaj gjithçka do të jetë në dorë të njerëzve dhe këtu pastaj opozita nuk dikton me çfarë mjetesh e marrin në dorë.

Lulzim Basha

E ndërsa në 3 shtator nis sesioni i ri parlamentar, Basha tha se ende nuk është marrë vendimi i opozitës për qëndrimin, ndërsa do të diskutohet paraditen e së hënës. Megjithatë ai shtoi se do të ketë edhe protesta.

Nuk kam ndërmend të zbërthej sot teknikat opozitare. Këndvështrimi im i qartë, do të ecim në bazë të një plani të mirëfilltë opozitar. Rëndësi ka përmbajtja dhe jo forma. Prioriteti është të kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që nuk janë të lidhur me krimin. Aksion politik, protesta, arsenalin opozitar do ta vendosim në lëvizje për këtë qëllim.

Lulzim Basha

Recommended