Refuzimi për zgjedhje të parakohshme, Basha paralajmëron mazhorancën pas takimit me Venecian

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Partia Demokratike paralajmëron protesta kundër qeverisë së Edi Ramës, nëse mazhoranca nuk do të pranojë propozimin e mazhorancës për zgjedhje të parakohshme me qeveri teknike. Paralajmërimi erdhi nga kryetari i PD-së pas takimit me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

Në mëngjesin e punës me përfaqësuesit e Venecias, opozita e bashkuar ka shprehur shqetësimin se përveç krizes politike vendi është futur në krizë të thellë kushtetuese.

Në një prononcim për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha, nënvizoi se qeveria e Edi Ramës ka kapur pushtetin politik dhe atë gjyqësor dhe sipas tij këtë e tregon mjaft qartë miratimi i ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese një ditë para mbërritjes së Venecias.

Lulzim Basha: Takimi me ekspertët e Komisioni të Venecias ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Ilustrimi më i mirë i kësaj krize, në javët e fundit, janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti, i cili nuk pret as për opinionin e Venecias, por ka çuar për miratim, në një Kuvend ilegjitim, masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total. Të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara, prona e qytetarëve është e kërcënuar, jeta e qytetarëve është e kërcënuar, siguria e qytetarëve është e kërcënuar, sepse shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë sot nuk është e shqiptarëve, por është një grushti pushtetarësh, të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh që, së bashku, kanë kapur zgjedhjet, parlamentin, bashkitë, Gjykatën Kushtetuese, gjykatat e vendit, pronat e shqiptarëve.

Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grusht njerëzish. Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shteti ligjor. Ndaj me Komisionin e Venecias diskutuam jo vetëm problematikën që është rënduar nga muaji në muaj, nga viti në vit, që nga fillimi i kapjes së drejtësisë dhe shkatërrimit të reformës në drejtësi nga një qeveri që do të mbrojë dhe fsheh krimet dhe korrupsionin e vet, por edhe rrugën e daljes.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/delegacioni-i-venecias-takon-neser-opoziten-emerimet-ne-kushtetuese

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended