Ora News - Refuzimi për zgjedhje të parakohshme, Basha paralajmëron mazhorancën

  • 4 years ago
#rtvora #oranews


Kreu i Partisë Demokratike përsëriti se rruga e vetme për të dalë nga kriza e thellë politike dhe kushtetuese në cilën është futur vendi janë zgjedhjet e parakohshme.

Por ndërsa mazhoranca ka refuzuar qartazi, duke deklaruar se zgjedhje do të ketë vetëm në 2021, Basha pati edhe një paralajmërim.

Lulzim Basha: Zgjidhjen se kërkojmë për veten tonë. Sakrifikuam gjithçka për ti hapur rrugë një zgjidhje politike për shqiptarët. Nëse pala tjetër do të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe atyre me të cilët ka ardhur në pushtet kundër interesit të shqiptarëve opozita bashkë me qytetarët do të marrë vendimet që i takojnë për tu përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.

Duke folur pas takimit një orësh me delegacionin e Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Basha tha se ilustrimi më i mirë i krizës janë lëvisjet e çoroditura të mazhorancës kundër presidentit të vendit.

Lulzim Basha: Takimi ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike.Ilustrimi më i mirë i kësaj krize në javët e fundit janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që nuk pret as opinionin e Venecias, po ka çuar për miratim në një Kuvend ilegjitim masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total. Republika e Shqipërisë sot nuk është e shqiptarëve por e një grushti pushtetarësh të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh që kontrollojnë çdo gjë në këtë vend. Me Komisionin e Venecias diskutuam jo vetëm problematikën por edhe rrugën e daljes.



 Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/delegacioni-i-venecias-takon-neser-opoziten-emerimet-ne-kushtetuese

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended