Basha: Zgjedhje te parakohshme bashke me ato vendore

  • 6 years ago
Me zgjedhjet vendore të 2019-ës, opozita kërkon edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që gjatë prezantimit të programit për bujqësinë me fermerë të Kosmaçit, në Vaun e Dejës, tha se zgjedhjet e vitit të ardhshëm janë një test i madh për vendin.

Basha prezantoi edhe 3 shtyllat kryesore të Partisë Demokratike për bujqësinë. Kreu i demokratëve ka hedhur akuza ndaj mazhorancës, që sipas tij, po e çojnë vendin drejt greminës, duke menduar për veten dhe oligarkët e saj.

Recommended