RTV Ora – Zgjedhje pa opozitën? Kodheli: Procesi zgjedhor nuk duhet injoruar dhe as përdhosur
  • 5 years ago
#rtvora
Ish-Ministrja, Mimi Kodheli, thotë se mazhoranca mirëpret pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale të qershorit.

E pyetur nëse PS është e gatshme të futet në zgjedhjet vendore pa opozitën, ajo pati këtë koment:

Kodheli: Jemi më shumë se dëshirëplotë ti shtrijmë dorën për dialog opozitës dhe ta ftojmë të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Zgjedhjet nuk duhet të anashkalohen, as të injorohen dhe as të përdhosen. Vullneti shqiptar duhet lexuar mirë në 30 qershor. Shpresoj se kemi bërë gjënë e duhur dhe do të thyejmë dhe shumë bastione të djathta.

Për Kodhelin opozita zgjodhi rrugën e gabuar dhe pret që lidershipi i PD-LSI ta kuptojë para se të jetë vonë.

Kodheli: Dy tre muaj përpara çdo zgjedhjeve lëmë ndonjë çadër me mandate të lëna. Nuk mund të jetë kjo rruga e vënies së kushteve dhe negociatave pa asnjë sens. Sens ka dialogu.Mbase lidershipi i PD dhe LSI do ta kuptojnë që nuk ishte kjo zgjidhja dhe rruga e duhur dhe besoj të mos jetë shumë vonë për këtë.

Sa i takon deklaratave të Metës, Kodheli tha se beson se Presidenti do të dijë të jetë në lartësinë që i takon kësaj karrigeje.

Kodheli: Besoj që presidenti Meta do të dijë të jetë në lartësinë që i takon kësaj karrigeje dhe këtij pozicioni për të mundësuar një dialog të qëndrueshëm, konsistent dhe frytëdhënës.Institucinet nuk janë ato që duhet të përplasen.

Duke folur gjatë Kongresit të PS-së oër RTV Ora, Kodheli tha se vendimi i opozitës nuk cënon vendimin e Brukselit për hapjen e negociatave.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zgjedhje-pa-opoziten-kodheli-procesi-zgjedhor-nuk-duhet-injoruar-dhe-perdhosur
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended