RTV Ora - Rama sfidon opozitën: Jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë nëse....
  • 5 years ago
#rtvora

Kryeministri Edi Rama sfidon opozitën. Maxhoranca është gati të shkojë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë nëse ju fitoni një bashki më shumë.

Edi Rama: "Ne nuk kemi as mandat t'ju japim juve pushtet në tavolinë dhe as pushtet për të lënë rrugëve për hesapin tuaj por një ftesë unë e kam ende për ju.

Jeni ju që i keni rrokanisur kokën shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë për reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR dhe që keni mbajtur peng nuk e di sesa muaj Shqipërinë dhe të gjitha marrëdhëniet e ndërkombëtarëve me Shqipërinë për votimin elektronik.

Hajdeni, ulemi dhe ta miratojmë së bashku atë reformë, të biem dakord të eksperimentojmë po të doni në disa zona që në qershor, edhe votimin edhe numërimin elektronik dhe meqë e keni me shumë qejf ju temën e shitblerjes së votës jemi gati të miratojmë në Kuvend çdo masë të re ndëshkimore në Kodin Penal që mund të propozojë viktima e mirënjohur e shitblerjes së votave në Shqipëri, doktoresha e shkencave horoskopike, zonja Monika Kryemadhi. Pastaj ne e kalojmë vet në Kuvend me deputetët e rinj të partive tuaja, ata i kemi zgjedhur ju dhe jo ne.

Dhe duke u rënë atyre ditë natë, neve nuk na vjen keq për ata por ju thjesht tregoni fytyrën e vërtetë dhe nëse ju fitoni në zgjedhjet e 23 qershorit fitoni një bashki më shumë se ne, jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që në vjeshtë."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-sfidon-opoziten-jemi-gati-te-shkojme-ne-zgjedhje-te-parakoshme-ne-vjeshte-nese
Follow RTV Ora

Subscribe To "RTV Ora" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended