RTV Ora - Basha: Pa opozitën nuk ka zgjedhje, s'do të lejohen. Pas SHBA në selinë e PD edhe Soreca
  • 5 years ago
#rtvora
Mbërrin në selinë e PD, ambasadori i BE Luigi Soreca.

Ora 12:00 - Soreca në selinë e PD

Soreca ndodhet në një takim me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën.

Soreca mbërriti në selinë e PD pas deklaratës së Bashës ku theksoi se me 30 qershor nuk do lejohen zgjedhje.

Paraditen e së martës (25 qershor) mbërriti në selinë blu edhe zv/ambasadorja e SHBA, Leyla Moses-Ones që zhvilloi një takim me Bashën.
Ora 11: 28 - Basha: Pa opozitën nuk ka zgjedhje, s'do të lejohen

Pas takimit me zëvendës ambasadoren e SHBA, Basha theksoi në një deklaratë për mediat se pa opozitën nuk ka zgjedhje.

Kreu i opozitës tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do lejohen, nuk do pranohen dhe nuk do njihen.

Lulzim Basha: Cilat zgjedhje? Nuk ka zgjedhje me 30 qershor. Shumë pak njerëz nuk e kanë kuptuar këtë. Më 30 qershor nuk ka zgjedhje. E pra nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Koreja e Veriut. Nuk ka zgjedhje. Nuk ka rëndësi çfarë mendon kryeministri. Rëndësi ka që është standard ndërkombëtar, evropian i çdo vendi evropian që një proces zgjedhor pa opozitën nuk është proces zgjedhor.

Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, nuk do lejohen, nuk do pranohen dhe nuk do të njihen. E dyta sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Dekreti i Presidentit të Republikës qartësisht ka ç'dekretuar datën 30 si datë zgjedhjesh. Çdo hap i Edi Ramës, fushata, të ashtuquajturat mitingje elektorale, takime me administratën janë në fakt të paligjshëm sepse ligji shqiptar thotë se nuk mund të tilla deri 30 ditë para zgjedhjeve. Datë zgjedhjesh nuk ka kështu që këto aktivitete janë të paligjshme.

Basha u shpreh se më 30 qershori do nisë fundi i regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zv-ambasadorja-e-shba-ne-seline-e-pd
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended