Ora News - Basha-Ramës: Nëse u prek një fije floku demokratëve, mban përgjegjësi me kokën tënde

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi ashpër ndaj asaj që ai e quan dhunë policore ndaj banorëve në bregdetin e Jalit.

Sipas Bashës, i gjithë synimi është grabitja e pronës nga oligarkët e Edi Ramës.

Ai paralajmëroi padi ndaj kryeinspektorit të IKMT-së, Fatmir Metaj, që sipas Bashës, ka shoqëruar në vitin 1998, vrasësit e Azem Hajdarit duke qenë në krye të policisë së Tropojës. Basha pati një paralajmërim edhe për Ramën.

Basha për ndërhyrjen e policisë në Jalë: Të dashur bashkëqytetarë, gjatë gjithë ditës ju dhe fëmijët tuaj keni përjetuar dhe keni parë përmes ekraneve ngjarje tronditëse që janë zhvilluar në Jal; dhunimin barbar të banorëve, të të rinjve dhe madje edhe të fëmijëve, të cilët u ngritën në mbrojtje të banesave të tyre dhe objekteve të tjera, të shkatërruara barbarisht nën dhunë policore dhe bandideske nga banditët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Prania policore në Jal ka një dhe vetëm një qëllim; për të grabitur trojet e çmuara të Jalës. Kjo ndërhyrje ka qenë e dhunshme, e paligjshme dhe me akte të rënda si arestimi dhe shoqërimi i të miturve.

Dëshmitarët dhe banorët kanë dëshmuar sot në media se toka do t?i kalojë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes për t?u shndërruar më pas në pasuri të miqve të Edi Ramës. Është e njëjta skemë mafioze grabitje si Teatri Kombëtar.

Akuzat për biznesmenin, Basha: Banorët vunë në dukje se shembja e banesave të tyre është bërë pa asnjë lajmërim, me pretendimin se janë pa leje, ndërsa kompleksin e Alban Xhillarit, një prej financuesve të pasurisë së pasurisë prej 200 milionë eurosh që OSBE-ja ka deklaruar se Edi Rama posedon tash sa vite, mirëbërësit dhe donatorit të Edi Ramës, që ka zaptuar të gjithë bregun e Jalit, nuk e preku fare ky operacion i banditëve me uniformë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-reagon-ashper-shembjen-e-banesave-ne-jale-dhe-paralajmeron-ramen

Recommended