Meta vlerëson vizitën e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Kuvendit ka vetëm fjalë të mira për vizitën e aleatit të tij në Uashington. Sipas tij, mesazhet që mori jo vetëm kryeministri Edi Rama, por e gjithë klasa politike shqiptare ishin të qarta, miratim dhe zbatim i reformave. I pyetur se kur mund të ketë edhe ai një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, Ilir Meta tha se rrugët janë të hapura. Por, nuk la pa shprehur edhe kënaqësinë e kthimit të opozitës në Parlament. Në deklaratën për mediat, kreu i Kuvendit përshëndeti edhe miratimin e rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë. Kureshtjes së mediave mbi funksionimin e marrëdhënieve mes LSI-së dhe PS-së, nisur nga letrat e dërguar kryeministrit, që kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes që drejton, Meta u përgjigj shkurt duke thënë se këto raporte janë shumë normale.

Recommended