Mediat e huaja jehonë debimit nga Shqipëria të diplomatëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë vendimit të qeverisë shqiptare për të dëbuar Ambasadorin e Iranit nga Shqipëria dhe një diplomat tjetër.The Jerusalem post shkruan se Shqipëria shpalli "non grata" agjentët iranianë që kishin planifikuar një komplot për sulme terroriste kundrejt israelit.Associated Press pasi kontaktoi me Ministrinë e Jashtme shqiptare nënvizon se dëbimet u vendosën pas bisedimeve me shtete të tjera, përfshirë Izraelin.Ndërsa Reuters shkruan se Shqipëria njoftoi se dy diplomatët iranianë janë dëbuar për arsye të sigurisë kombëtare.Gjithashtu citohet se një diplomat iranian i kontaktuar nga agjencia e lajmeve nuk iu përgjigj pyetjeve ndërkohë që  telefonatave ndaj Ambasadës së Iranit në Tiranë ata nuk iu përgjigjen.Edhe media të tjera kanë pasqyruar vendimin e Shqipërisë për shpalljen non grata të diplomatëve iranianë.Mediat ndërkombëtare vënë në dukje faktin se marrëdhëniet e Shqipërisë me Teheranin janë tensionuar pasi rreth dymijë anëtarë të grupit të opozitës iraniane në mërgim, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit arriti në këtë vend ballkanik në vitin 2013.

Recommended