Hapet linjat ajrore dhe detare nga Shqipëria drejt Europës, por jo për të gjithë - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot janë hapur linjat e e transportit detar dhe ajror nga Shqipëria drejt vendeve Europiane, kuptohet me disa kufizime.Lëvizja do të bëhet vetëm për shtetasit italianë dhe të huaj të tjerë dhe shqiptarët janë rezidentë në Itali, që kanë një vizë pune apo për arsye shëndetësore.E njëjtat mundësi lëvizje nga 22 qershori vlen edhe për qytetarët rezidentë në Shqipëri dhe shtetasit italianë që kanë një vizë pune në vendin tonë.Kjo do të thotë se turistët dhe qytetarët e thjeshtë që udhëtojnë me qëndrime 3 mujore në Itali dhe vende të tjera nuk do të mund të lëvizin dot më herët se 1 korriku 2020. Hapja e kufijve të BE do të bëhet vetëm pas kësaj date. Ndryshe nga linjat ajrore dhe detare, kufijte tokësore vijojnë të kenë speficika të ndryshme varësisht nga vendet kufitare të Shqipëri,.PSH, Mali i Zi nuk lejon futjen në vend për turizëm të shqiptarëve nëse nuk ke një test negative të tre ditëve te fundit për Covid-19.Me Kosovën lëvizja nuk ka problem, ndërsa Maqedonia e Veriut gjithashtu të karantinon 14 ditë nëse del me koronavirus. Edhe me Greqinë ende lëvizjet janë të kufizzuara vetëm për ata që janë rezidente.

Recommended