Top News - Të udhëtosh për në SHBA!/ Jepen udhëzimet për linjat ajrore
  • 4 years ago
Qeveria shqiptare thotë se i është përgjigjur të gjithë kërkesave të qytetarëve shqiptarë që duhej të udhëtonin nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë në këto kohë tepër të vështira të Covid-19.
Gjatë muajve të fundit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, thuhet se ka mbështetur mbi 600 qytetarë shqiptarë që të udhëtojnë nga SHBA drejt Shqipërisë nëpërmjet procesit të riatdhesimit.
Duke filluar nga sot fillon gradualisht hapja e fluturimeve me disa vende të Evropës. Kjo situatë e rrit mundësinë e udhëtimeve nga SHBA drejt Shqipërisë, tashmë jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe për qytetarët amerikanë.

Pas ndërprerjes së fluturimeve në fund të muajit mars, po hapet gradualisht edhe mundësia e fluturimeve nga Shqipëria drejt SHBA-ve. Duhet nënvizuar se ende është në fuqi rregulli që parashikon se: ?Mund të hyjnë në SHBA, të gjithë ata shtetas shqiptarë që nuk kanë qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve të mëparshme.

Gjatë muajit qershor, Turkish Airlines dhe Air Serbia do të fillojnë të operojnë me një numër të vogël fluturimesh (2-3 herë në javë) drejt disa qyteteve amerikane dhe në kthim. Sipas rregullave aktuale në fuqi, të gjithë shtetasit shqiptarë mbajtës të vizave turistike dhe studentore që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Amerikës, mund të udhëtojnë me këto linja, me një tranzit në Stamboll ose Beograd. Ndërsa qytetarët shqiptarë, mbajtës të lejeve të qëndrimit ?green card? dhe pasaportave amerikane, nuk kanë kufizim për hyrjen në SHBA nëpërmjet udhëtimeve edhe nga vendet e Evropës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Airlines#TopChannel
Recommended