Aeroporti gati per fluturimet. Nga e hena kompanite ajrore mund te rinisin punen - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Infrastrukturës njofton se duke nisur nga dita e hënë e datës 22 qershor kompanitë ajrore mund të fillojnë fluturimet, sipas segmenteve te miratuara nga autoriteti i aviacionit civil. Por ministria nuk mban përgjegjësi në rast se këto fluturime nuk do të kryhen. Do të jetë kompanitë ajrore ato të cila duhet të informojë qytetarët për kufizimet e mundshme të fluturimeve. E thënë ndryshe, ministria së bashku me autoritetin e aviacionit civil nuk do të pengojë kompanitë të nisen nga aeroporti i rinasit, por do të jenë shoqëritë ajrore ato të cilat do të duhet të garantohen se nuk do të hasin probleme në shtetin ku kanë planifikuar të fluturojnë. Ky sqarim i ministrisë bazohet edhe në deklaratën e Komisionit Evropian, të datës 11 qershor, sipas të cilës rekomandohet heqja e kufizimeve të udhëtimit për shqipërinë, bosnje hercegovinën, kosovën malin e zi, maqedoninë e veriut dhe serbine duke filluar nga data 1 korrik 2020. Me shpresën se edhe vendet e bashkimit europian do të kenë këtë qasje, misnitria thotë se do të miratoje skedulet e fluturimit që do të kërkohen nga kompanitë. Por në sqarimin e saj ministria thotë se operatorët ajrorë do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga tirana për në aeroportin e destinacionit të synuar. Por e gjithë kjo situatë vijon të krijojë paqartësi, pasi jo të gjitha shtetet evropiane kanë shfaqur gadimshëmrinë për hapjen e kufinjeve me vendet e ballkanit. Deri në një vendim final të strukturave të bashkimit europian, lëvizja e lirë duket ende e pamundur.

Recommended