Shqipëria rihap kufijtë ajrorë, nga 22 qershori rinisin fluturimet për dhe nga aeroporti i Rinasit

  • 4 years ago
TIRANE-Pas tre muajsh, të hënën rihapen plotësisht kufijtë ajror të Shqipërisë. Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se duke filluar nga data 22 qershor të gjitha kompanitë ajrore do të kenë mundësinë që të fluturojnë nga Aeroporti Nënë Tereza për në shtetet e huaja, por me një kusht. Kompanitë e fluturimeve do të duhet të marrin leje në shtetet përkatëse ku duan të fluturojnë, nëse ato do ti lejojnë të kryejnë fluturimin, apo jo. Pra ne presim shtetas të huaj në vendin tonë, por në rast se shtetet nuk japin leje për shqiptarët, fluturimi nuk bëhet.

Konkretisht nëse një kompani do të fluturoj drejt Italisë, ajo duhet të marrë leje në Aviacionin Italian për të bërë fluturimin, pra nuk do të ketë marrëveshje mes shteteve por ju lihet në dorë kompanive të sigurojnë rezervimin e fluturimeve.

Recommended