Top News - Kompania britanike “EasyJet” rikthen fluturimet nga 15 qershori
  • 4 years ago
Kompania britanike, EasyJet do të rikthejë disa fluturime më 15 qershor, derisa pasagjerëve dhe pjesës tjetër të stafit i është thënë se duhet të vendosin maska.


Kjo linjë ajrore ka njoftuar se do të rifillojë me një ?numër të vogël? të fluturimeve, ku ka kërkesë të mjaftueshme nga konsumatorët. Ndër fluturimet e para do të jenë ato brenda vendeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Në kuadër të masave të reja për siguri dhe higjienë, është thënë se gjatë fluturimeve nuk do të shitet ushqim, dhe se do të ketë pastrim të shtuar të aeroplanëve.

Pajisjet dezinfektuese është thënë se do të jenë të qasshme për pasagjerët. Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Johan Lundgren ka thënë se ?këta janë hapa të vegjël por të kujdesshëm?. Kjo linjë ajrore të pranuar të martën se nëntë milionë pasagjerëve u janë hakuar adresat elektronike dhe detajet e udhëtimit. Megjithatë, sipas saj, ?nuk ka të dhëna se është keqpërdorur ndonjë prej të dhënave personale?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EasyJet#JohanLundgren#TopChannel
Recommended