Report TV në bazën ajrore të Kuçovës, ish-komandant Hoxha: Investimi, kthim në identitet për FA
  • 6 years ago
Report Tv sjell pamje ekskluzive nga baza e vjetër ajrore e Kuçovës, aty ku Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO ka parashikuar të investojë si fillim 50 milionë euro. 

Gazetari Arsen Rusta ka udhëtuar sot drejt Kuçovës, nga sjell pamjet nga baza e vjetër ajrore e Kuçovës, dikur një histori suksesi, e që tashmë do të merret në dorëzim nga NATO. Ish-komandanti, Flamur Hoxha, ka treguar detaje nga koha kur kjo bazë ajrore ishte funksionale. Hoxha ka thënë se baza është hapur në 1955, dhe e mbushur me avionë MIG.

Aktualisht ndodhemi në bazën ajrore të Kuçovës, baza është krijuar në 1995 me avionët MIG që janë bazuar në këtë aerodrom. Dalëngadalë do të shkojë 1 shekull histori. Të gjithë pilotët kanë kaluar nga kjo bazë ajrore. Në këtë bazë janë vendosur të gjithë avionët reaktivë, avionët me helikë, artileria kundërajrore dhe të gjithë mjetet e ndërlidhjes. Gjatë periudhës para viteve ?90 në Shqipëri ka qenë një park avionësh prej 200-210 avionë, që nga avionët supersonik, avionë që kalojnë shpejtësinë e zërit. Një skuadrilje MIG, 19, 17. Ka patur avionë MIG ushtarakë mësimor. Ka qenë MIG 4, që është edhe legjenda.
Recommended