Një dekadë në NATO, Xhaçka: Aleanca, investime në bazen e Kuçovës - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria prej 10 vitesh është anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut Verior.Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka në këtë përvjetor organizoi një sërë aktivitetesh në sheshin ?Nënë Tereza?, në kryeqytet.Ceremona nisi me parakalimin e përfaqësuesve të vendeve anëtare. Në fjalën e saj ministrja Xhaçka tha se anëtarësimi në NATO sjell siguri, ndërkohë që Shqipëria është zgjedhur për ngritjen e bazës ajrore të Kucovës.?Shqipëria është prova e gjalle që edhe një vend i vogël, me mundësi të kufizuara, mund të kthehet në një aset për një aleancë si NATO. Vështirë ta besonte kush 10 vjet më parë, por sot Shqipëria eshte nje eksportues sigurie, pjesëmarrëse në iniciativat dhe misionet e drejtuara nga NATO në Afganistan, Kosovë dhe detin Egje, në prezencën e përparuar të NATO-s në Letoni. Jemi pjesemarres në operacione të drejtuara nga BE në Bosnje-Hercegovinë dhe Mali nderkohe qe aktualisht po behen përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në operacionet nën drejtimin e OKB-së në Sudanin e Jugut. Jane thuajse 5000 djem e vajza te Forcave te Armatosura te angazhuar ne misione te NATO gjate ketyre viteve. Sot qe flasim ne operacionet dhe komandat e Aleances jane te angazhuar 600 ushtarake cdo vit, cka e ben kontributin tone nder me te lartin ne raport me permasat e forcave te armatosura! Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne sepse shënon 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO, por edhe sepse Shqipëria merr drejtimin e thuajse të gjithë nismave rajonale te aleances.?Në ceremoninë e posaçme në kuadër të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, merrnin pjesë edhe shefa shtabesh të Vendeve anëtare, ambasadorë e diplomatë të lartë.
Recommended