Xhaçka pret gjeneralin e NATO: Baza në Kuçovë brenda 5 vitesh - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka pritur këtë të enjte komandantin e Forcave Ajrore të NATO-s, gjeneralin Wolters.Vizita e gjeneralit erdhi me rastin e 10-vjetorit të Shqipërisë në NATO si dhe 70-vjetorit të krijimit të Aleancës.Në fjalën e saj minsitrja Olta Xhaçka njoftoi gjithashtu se vizita e komandantit të NATO përkoi edhe me investimin e bazës Ajërore të Kuçovës e cila pritet të përfundojë gjatë pesë viteve të ardhëshme.Xhaçka tha se baza Ajrore e Kuçovës do të jetë së shpejti një bazë e NATO-s dhe se Shqipëria tashmë është një vend i sigurt, ku Aleanca do të investojë kapacitetet e saj.Sipas Xhaçkës, investimi i NATO-s në Kuçovë është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë kombëtare por edhe atë rajonale.Xhaçka deklaroi gjithashtu se brenda pak muajve do jetë gati master-plani nga Agjencia e NATO-s për Prokurimet dhe Mbështetjen - NSPAMaster-plan që do t?i hap rrugë fillimit të punimeve në terren.

Recommended