Report TV - Xhaçka: Investimi i NATO-s në Kuçovë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare dhe rajonale

  • 5 years ago
Në një konferencë për shtyp ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bashkë me gjeralin e NATO-s, Tod Wolters ka folur lidhur me angazhimin e Shqipërisë në aleancë.

"Baza Ajrore e Kuçovës do të jetë së shpejti një bazë e NATO-s. Shqipëria është një vend i sigurt, ku Aleanca do të investojë kapacitetet e saj. Investimi i NATO-s në Kuçovë është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë kombëtare por edhe atë rajonale. Brenda pak muajsh do jetë gati master-plani nga Agjencia e NATO-s për Prokurimet dhe Mbështetjen ? NSP. Master-plani i hap rrugë fillimit të punimeve në terren. Demonstrimi që pamë sot tregon qartazi fuqinë e aleancën në shërbim të mbrojtes kolektive. Vizita e gjeneralit dëshmon qartë vëmëndjen. Shqipëria është angazhuar në një sërë nismash në NATO. Kjo është e vetmja rrugë që tregon se vlerat euroatlanrike janë zgjidhja dhe zgjedhja e Ballkanit Perëndimor,"- tha Xhaçka.

Recommended