SHISH publikon raportin e punës për 2019, krimi i organizuar kërcënim për sigurinë kombëtare

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

SHISH ka publikuar raportin e tij për situatën e kriminalitetit në vend dhe faktorëve kërcënues të sigurisë kombëtare. ndër të tjera ky institucion evidenton fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare, sidomos në trafikun e drogërave.

Krimi i organizuar, korrupsioni, veprimtaria e shërbimeve jo-mike dhe ekstremizmi i dhunshëm kanë vijuar të jenë shqetësimet kryesore ndaj sigurisë kombëtare për gjatë vitit 2019.

Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar raportin e tij për punën e kryer prej tij në vitin e shkuar, ku ndër të tjera evidenton se në krye të listës së veprimtarive të paligjshme që kërcënojnë sigurinë mbetet krimi i organizuar.

"Individët kriminal që i kanë shpëtuar ndëshkimit, janë vendosur në vende të huaja dhe prej andej shërbejnë si ura lidhëse të trafikut me elementë kriminalë brenda vendit. Përveçse në vendet evropiane, janë aktivë edhe në vendet e origjinës së kokainës e heroinës, ku bashkëpunojnë me elementë kriminalë lokalë. ", thuhet në raport.

Sipas SHISH ky aktivitet favorizohet nga pozicionimi i elementëve kriminalë shqiptarë në vendet e origjinës së prodhimit të drogës dhe në pikat kyçe të shpërndarjes apo trafikimit të saj.

"Evidentohet rritje e shkallës së konfliktualitetit dhe rivalitetit dhe për larje hesapesh, grupet kriminale përdorin edhe vrasës profesionistë me pagesë. Grupet kriminale paraqiten me organizim fluid, pragmatikë, të përfshirë në disa aktivitete të jashtëligjshme", konstaton shish.

Një tjetër fenomen që është evidentuar shpesh nga shish gjatë vitit të shkuar mbetet edhe korrupsioni.

"Kjo dukuri vijon të shfaqet problematike në sistemin e drejtësisë dhe disa segmente të administratës publike. Për shkak të masave të shtuara kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi, elementë të sistemit të drejtësisë shfaqin kujdes të shtuar për të shmangur ekspozimin dhe lidhjet me elementë të besuar me akses direkt në Veting", thuhet në këtë raport.

Ndërkohë që të ardhurat e siguruara nga këto veprimtari kriminale sipas shish investohen ose në zgjerimin e vrpimtarive kriminale ose në biznese të ligjsghme.

"Sektorët mbizotërues për pastrimin e parave mbeten biznesi i ndërtimit, pasuritë e paluajtshme, hoteleri-turizmi, etj. Zonat bregdetare e ato urbane mbeten më tërheqëset, pasi ofrojnë potencial për kthimin shumëfish të investimit fillestar", thuhet në raportin e SHISH.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shish-publikon-raportin-e-punes-2019-krimi-i-organizuar-kercenon-sigurine-kombetare

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended