DASH publikon raportin per terrorizmin ne bote | Lajme-News

  • 4 years ago
Departamenti Amerikan i Shtetit, publikoi raportin vjetor për terrorizmin në botë për 2019. Sipas këtij raporti, Shqipëria ka bërë përpjekje të forta kundër terrorizmit si dhe ka kontribuar tek Koalicioni Global për të mposhtur ISIS-in.

?Shqipëria kërcënohet nga terrorizmi për shkak të luftëtarëve që kthehen nga Iraku dhe Siria. Të rinjtë shqiptarë janë radikalizuar me terrorizmin dhe komplotet e Iranit kundër grupit opozitar të muxhahedinëve që strehohen në Shqipëri?.

Sipas raportit, Shqipëria ka reaguar kundër sulmeve terroriste. Më 23 tetor 2018 thotë raporti, Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit parandaloi sulme të planifikuara nga agjentët iranianë kundër anëtarëve të MEK që jetojnë në Shqipëri, por nxjerr nw pah edhe disa probleme.

?Korrupsioni dhe barrierat për shkëmbimin e informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm ndërinstitucional dhe një sistem gjyqësor me funksionim të dobët vazhduan të pengojnë ligjin e Shqipërisë në të gjitha nivelet?.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, departamenti amerikan i shtetit thotë se implementimi i reformave të thella në sektorin gjyqësor vazhdon ende me verifikimin e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion, paaftësi dhe lidhjet me krimin e organizuar. Sipas këtij raporti Shqipëria vazhdon të ndërmarrë hapa për të rritur sigurinë e saj kufitare, për të zbuluar dhe mohuar hyrjen në të terroristë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended