Report TV -Venecia' publikon raportin për Metën: Tejkaloi kompetencat kushtetuese

  • 5 years ago
TIRANË - Ashtu siç kishte paralajmëruar, këtë të hënë Komisioni i Venecias publikoi raport opinionin në lidhje me interesimin e Kuvendit të Shqipërisë për çështjen e shkarkimit ose jo të Presidentit Ilir Meta pas dekretit që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Për Venecian, Presidenti tejkaloi kompetencat por nuk mjafton për shkarkimin e tij.

Do të jetë Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese, që do të vendosë nëse anulimi ose shtyrja e zgjedhjeve përbën një shkelje të karakterit të rëndë të Kushtetutës që justifikon shkarkimin e Presidentit, citohet në raport. Megjithëse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një baza ligjore specifike - këto akte nuk mund të plotësojnë kriteret e mjaftueshme për të garantuar shkarkimin e Presidentit.

Recommended