“Venecia” vjen në shkurt për Metën dhe konfliktin e Kushtetueses - Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni i Venecias do te zbarkoje ne Tirane ne fillim te muajit shkurt, serish per konfliktin mes presidentit Meta dhe mazhorances. Kete here ekspertet e Venecias jane thirrur nga parlamenti per te dhene opinionin e tyre ne lidhje me zgjedhjen e anetareve te gjykates Kushtetuese.Kerkesa eshte nisur nga parlamenti ne 30 dhjetor e do te shqyrtohet nga komisioni I venecias ne muajin mars. Njoftimi eshte publikuar edhe ne faqen zyrtare te komisionit ku ra ne sy qe emri I Shqiperise ishte ngaterruar me ate te Armenise, gabim qe u rregullua brenda disa oreve.Ishte komisioni hetimor per shkarkimin e presidentit i cili vendosi te kerkoje opinionin e eksperteve per kompetencat e presidentit ne lidhje me zgjedhjen e anetareve te gjykates Kushtetuese e per ceshtjen e betimit te gjyqtareve. Ndersa kreu i shtetit Meta reagoi nepermjet zedhenesit te tij, duke theksuar se Venecias eshte gjithmone e mirepritur.Pak muaj me pare mazhoranca dhe presidenti u perplasen per ceshtjen e gjykates kushtetuese. Mazhoranca mbeshteti Arta Vorpsin e cila u be anetare e kesaj gjykate pasi kishte marre vleresimin me te larte nga keshilli I emerimeve ne drejtesi, por ceremonine e betimit ajo e kreu para nje noteri. Ndersa Meta mbeshteti Marsida Xhaferllarin. Tashme pritet plotesimi I gjykates Kushtetuese pasi ai eshte I vetmi organ qe mund te vendose ne menyre perfundimtare se kush eshte anetare e kesaj gjykate, Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari.
Recommended