Ora News - Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses, Meta i drejtohet zyrtarisht Komisionit të Venecias
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pas kërkesës së socialistëve edhe presidenti, Ilir Meta, i është drejtuar Komisionit të Venecias me një letër, ku i kërkon mendim për mënyrën e zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kuvendit.

Ashtu siç pritej, kreu i Shtetit Ilir Meta me anë të një letre zyrtare kërkon opinionin e Komisionit të Venecias për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kuvendit.

Me anë të një statusi në facebook, zëdhënësi i Presidentit njofton se Kreu i Shtetit ka informuar Venecian për shkeljet kushtetuese dhe ligjore të Parlamentit për zgjedhjen pa garë të Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit.

Tedi Blushi: Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zgjedhja-e-anetareve-te-kushtetueses-meta-i-drejtohet-zyrtarisht-komisionit-te-venecias

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended