Ora News - Zbardhet skenari i PS për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

PS do të presë afatin e fundit, seancën e 14 Nëntorit, për të zgjedhur 2 anëtarët e reja të Gjykatës Kushtetuese. 3 kandidatët të listuara në 3 vendet e para nga KED në seancën dëgjimore në komisionin e ligjeve kërkuan votën e deputetëve për të qenë pjesë e Kushtetueses. 8 nëntori është afati i fundit për Presidentin Ilir Meta për të zgjedhur kandidatin e 2, pas Besnik Muçit.

Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji u kërkuan deputetëve në komisionin e ligjeve që të jenë ato të përzgjedhurat për 2 vakancat e Gjykatës Kushtetuese.

Tre kandidatët potenciale shpalosen para politikanëve vizionin e tyre për Gjykatën Kushtetuese, e cila prej 2 vitesh është jo funksionale.

Arta Vorpsi: E kam pasur të lidhur punën time si juriste ngushtësisht me të drejtën publike dhe specifikisht me të drejtën kushtetuese dhe të drejtat e njeriut.

Elsa Toska: Në vizionin tim Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet neutralizuese e debateve politike dhe publike.

Fiona Papajorgji: Ka ardhur koha mendoj se Gjykata Kushtetuese duhet të kalojë në një stad të ri, në rrugën drejt evropianizimit.

Shqetësuese për opozitën e re ishte që Vorpsi, Toska dhe Papjorgji nuk kanë kaluar testin për t?u pranuar në Shkollën e Magjistraturës.

A jeni pranuar ju në shkollën e magjistraturës pas përfundimit të procesit të tesimit tuaj?

Arta Vorpsi: Nuk kam konkurruar për atë vend dhe sigurisht që nuk jam pranuar.

Elsa Toska: Në testin profesional kam marrë mbi 75% të pikëve të kërkuara nga 60%, në testin e një natyre të përgjithshme nuk arrita ta marr 60%.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ps-do-te-zgjedhe-2-anetaret-e-kushtetueses-ne-diten-e-fundit-te-afatit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended