Presidenti Mejdani dhe dekretimi i anetareve te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (7 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Brenda datës 12 Qershor Presidenti Mejdani do të dekretojë përbërjen e plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë që ky komision prej 7 anëtarësh të zhvillojë mbledhjen e parë për të zgjedhur kryetarin dhe për të nisur proesin e verifikimit të listave të votuesve. Në lidhje me kërkesat e një pjese të opozitës për çdekretimin e anëtarëve të mbetur në këtë komision, Fotaq Nano, Pëllumb Varfo, Maksim Shishmani dhe Shahin Bistri, Presidenti Mejdani shprehet se nuk ka mundësi ligjore të bëjë këtë veprim apo të rikthejë kodin e ri elektoral i cili ka hyrë në fuqi me datë 28 Maj.
Mejdani ka hedhur poshtë akuzat e opozitës me arsyetimin se të dekretuarit e tij si President për KQZ-në Pëllumb Varfi dhe Klement Zguri, janë përfaqësues të së djathtës. Varfi ka qënë anëtar i Partisë Demokratike, ndërsa juristi Zguri është anëtar i Ballit Kombëtar. Para datës 12 Qershor, Parlamenti Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të votojnë tre anëtarë të komisionit elektoral. Presidenca shprehet se vetëm qeveria apo veprime parlamentare mund të ndërmarrin iniciativa ligjvënëse për riparime të pjesshme të kodit elektoral gjithnjë të bazuar në Kushtetutë.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended