Lidhën dhe gabitën të moshuarit në Memaliaj! Burg tre anëtarëve të bandës së Shijakut
  • 4 years ago
Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg anëtarët e të ashtuquajturës banda e Shijakut që grabiti me dhunë 12 milionë lekë të vjetra në mesnatën e 4 janarit të këtij viti në fshatin Memaliaj. Seanca gjyqësore është drejtuar nga Mirela Ilijopulli e cila fillimisht i ka dhënë fjalën prokurorit Julijan Çafka. Ky i fundit ka paraqitur prova dhe argumente se Erald Allushi 23 vjec, Fatjon Resuli dhe Armando Reka të tre nga Shijaku janë autorë të grabitjes me dhunë.

Vetë të akuzuarit kane heshtur momentin e dhënies së provave nga ana e prokurorit Çafka ndërkohë që kishin pranuar që në momentin e parë para oficereve të policisë gjyqësore autorësinë e kësaj ngjarje. Avokatët e të akuzuarve kane kërkuar gjykim të shkurtuar pasi klientët e tyre pranuan autorësinë. Ndërkaq prokurori i çështjes kërkoi burg pa afat për të tre si dhe për Migel Shabanin i shpallur në kërkim.

Ky i fundit sipas dëshmive nga të arrestuarit, ka qenë organizatori i grabitjes së 12 milionë lekëve ku i ka orientuar anëtarët e bandës së Shijakut. Gjykatësja në fund ka vendosur masën e arrestit "Burg pa afat" për të tre të rinjtë si dhe për Migel Shabanin që vlerësohet të jetë organizatori i grabitjes. Banda e Shijakut dyshohet se ka grabitur edhe banesën e Jani Bashos në Terihat 15 më parë.

Dy ditë pas grabitjes ata u arrestuan, ndërsa nga operacioni u sekuestrua një makinë, një sasi e vogël kokaine, katër telefona të vjedhur dhe vetëm një pjesë e parave që ata arritën që të grabisnin në datë 4 janar në banesën e Hiqmet Ramadanit. I moshuari Hiqmet Ramadani tregoi se dy nga autorët u futën brenda duke i lidhur me kabull të moshuarit, ndërsa më pas morën shumën e lekëve. I moshuari tha se e lidhën në fyt me kabullin e dyshekut të korrentit dhe tentuan ta mbysnin. Aksioni i goditjes se grupit ishte i koordinuar nga drejtoritë e policive të Durrësit, Gjirokastrës dhe Memaliajt.
Recommended