Report TV - Korçë, i dhunuan dhe i lidhën pas krevatit, maskat grabisin të moshuarit

  • 5 years ago
KORÇË- Një çift të moshuarish kanë rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së enjtes, ku maskat kanë marrë një sasi të konsiderueshme lekësh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 21:45, ku dy persona me maska dhe të armatosur, kanë kapërcyer muret e oborrit dhe kanë hyrë brenda në banesë, duke shfrytëzuar faktin që prej kohësh çifti banonin të vetëm, për shkak se fëmijët i kishin në emigracionNë ato momente, çifti i të moshuarve, ishin vetëm në shtëpi dhe po konsumonin darkën. Në presionin psikologjik dhe të dhunës, dy personat ende të pa identifikuar, kanë detyruar Foni Rrapo rreth 85 vjeç dhe bashkëshorten e tij, Afërdita që t'i jepnin sasinë e lekëve që kishin në shtëpi, ku sipas burimeve kapin shfirën e 100 mijë lekëve. Referuar po të njëjtave burime, grabitësi kanë goditur me qytën e pistoletës në kokë, duar dhe krah e ndërsa , me qëllim që të largoheshin "qetësisht" i kanë lidhur çiftin pas krevatit.

"Na hynë menjëherë brenda të maskuar, dy persona me pistoletë dhe një thikë. Nuk më kujtohet nëse thikën e morën në tavolinë. Ne po hanim bukë, më kanë goditur. Ime shoqe është është spital, e kanë goditur shumë. U thashë merrni lekët e pensionit, më tha të tjera dhe pastaj u thashë merrni dhe lekët rezervë. Mua më lidhi dorën se doja që të dilja. Nuk kemi hyrë asgjë, s'i ndihem fare. Ishin gjatë gjithë kohës të maskuar. I thashë pastaj merrni atë unazën në sirtar dhe pastaj e kuptuan që s'kemi më ikën. Flisnin si nga Elbasani", tha Rrapo.

Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha, raporton se fatmirësisht të moshuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Recommended